Dy gjigandët e Premier Ligës në garë për shërbimet e Ruiz

Futboll

Dy gjigandët e Premier Ligës në garë për shërbimet e Ruiz

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:09
Fabian Ruiz

Ylli i Napolit Fabian Ruiz si duket mund ta vazhdojë të ardhmen e tij në Premier Ligë.

Dy gjigandët anglez Arsenal dhe Manchester United i janë futur garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Napolit Fabian Ruiz, raporton “Tuttomercatoweb”.

Po ashtu, Real Madridi dhe Barcelona janë lidhur së fundmi me një transferim të 25 vjeçarit, ku ky i fundit është duke iu afruar vitit të fundit të kontratës së tij me Napolin.

Momentalisht, Ruiz ka një pagë prej 50,000 eurosh në javë te skuadra italiane, ku tani Arsenali dhe United shpresojnë që ta bindin atë të kalojë në Premier Ligë duke i ofruar një pagë më të majme.

Në këtë sezon, Fabian Ruiz ka arritur të bëjë 28 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, duke regjistruar gjashtë gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat