Barcelona ka gjetur rrugën e duhur

Futboll

Barcelona ka gjetur rrugën e duhur

Më: 1 mars 2022 Në ora: 13:13
Frenk Kesin

Barcelona ka gjetur rrugën e duhur për të siguruar Frenk Kesin nga Milani, pasi që këtij të fundit i skadon marrëveshja me skuadrën italiane në qershor.

Barcelona ka tentuar të arrijnë marrëveshje prej muajsh dhe nuk e kishin arritur, por tani thuhet se ata kanë rritur ofertën për pagën e tij.

Propozimi i fundit është rreth 6.5 milionë euro në vit dhe Kesie duket i kënaqur. Tashmë pritet transferimi i tij në “Camp Nou” të ndodh gjatë verës.

Kesi po cilësohet si një mesfushor ndryshe nga ata që janë te Barcelona dhe ardhja e tij do e ndihmonte shumë Çavin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat