Botafogo sfidon Barcelonën

Futboll

Botafogo sfidon Barcelonën

Më: 1 mars 2022 Në ora: 19:00
John Textor

Presidenti i klubit brazilian të Botafogo-d, John Textor, është optimist se mund të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Edinson Cavani.

Me kontratën që i skadon në fundin e këtij sezoni, sulmuesi uruguaian po mendon të kthehet në Amerikën e Jugut.

Për 35-vjeçarin interesohet edhe Barcelona, por Textor ka thënë se Botafogo është në pozita më të mira financiare për të siguruar lojtarin.

“Barcelona është në krizë financiare”, ka thënë ai. “Ata kanë vështirësi dhe ne kemi më shumë para se Barcelona aktualisht”.

Në 15 ndeshjet e luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticionet me Manchester United, Edinson Cavani ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat