Gosens i lumtur me debutimin e tij te Interi

Futboll

Gosens i lumtur me debutimin e tij te Interi

Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:58
Gosens

Robin Gosens festoi më në fund debutimin e tij në Inter, megjithëse ndeshje e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë me Milanin përfundoi 0-0. Ish-anësori i Atalantas bëri lëvizjen në muajin janar, por mbërriti me një dëmtim që praktikisht e kishte lënë atë jashtë fushave deri në këtë fazë të sezonit.

Megjithatë, Gosens doli nga bankina si zëvendësues i vonshëm në San Siro, duke zëvendësuar Ivan Perisic në krahun e majtë dhe debutimi e ka bërë të lumtur.

“Është shumë e kënaqshme të rikthehem në fushë pas këtij dëmtimi të keq, pasi isha jashtë për gati pesë muaj”, ka thënë fillimisht Gosens për Inter TV.

Barazimi pa gola do të thotë se Milani mund të kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë me një barazim me gola në ndeshjen e dytë, pasi ata do të ishin skuadra ‘mysafire’  në atë ndeshje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat