Selyuk është i bindur që futbollistët e huaj do të largohen nga Rusia

Futboll

Selyuk është i bindur që futbollistët e huaj do të largohen nga Rusia

Më: 2 mars 2022 Në ora: 13:30
Selyuk është i bindur që futbollistët e huaj do të largohen nga Rusia

Menaxheri rus i futbollit, Dmitry Selyuk është i bindur që futbollistët e huaj do të largohen nga Rusia në një të ardhme të afërt.

Ky shtet e nisi ofanzivën ushtarake ndaj fqinjit Ukraina javën e kaluar dhe po mundohet ta pushtojë këtë vend.

Kjo ka bërë që klubet ruse në shumicën prej sporteve të suspendohen përkohësisht, njëkohësisht edhe Kombëtarja e këtij vendi.

Dhe, në një intervistë dhënë mediumit rus “Sovsport.ru”, ai ka folur për sanksionet e UEFA-s e FIFA-s ndaj skuadrave dhe Kombëtares ruse.

“Sa u përket futbollistëve të huaj, mendoj se do të largohen nga Rusia, do të befasohesha nëse ndodh e kundërta. Flas posaçërisht për futbollistët evropianë, sidomos polakët, të cilët po përballen me presion të madh. Krychowiak dyshoj se mund ta fitojë një kontratë më të mirë se që e ka për momentin.

Kurse, nëse Rybus do të vendoste të shkojë, do të ishte vetëm më mirë për Lokomotivën e Moskës. Në përgjithësi besoj se çdokush vendos në mënyrë individuale”, deklaroi menaxheri rus.

E gjithë bota e sportit i ka dalë në mbështetje Ukrainës, e cila u sulmua në mënyrë agresive nga Rusia.

Nga ana tjetër, institucionet më të larta të sportit ndërkombëtar po e dënojnë Rusinë, të cilën janë duke e përjashtuar thuajse nga të gjitha garat e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat