14-vjeçari nënshkruan me New York City

Futboll

14-vjeçari nënshkruan me New York City

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:36
Maximo Carrizo

Maximo Carrizo është bërë sportisti profesionist më i ri për sportet ekipore në Shtetet e Bashkuara pasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me klubin futbollistik New York City.

“Është një nder për mua dhe familjen time që të shkruajmë historinë e MLS-së duke u bërë lojtari më i ri i ligës që nënshkruan një kontratë me ekipin e parë”, deklaroi Carrizo për faqen zyrtare të klubit.

“Ky është një klub i jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm. Unë do të doja të falënderoja të gjithë në NYCFC që besuan në mua dhe më ndihmuan të bëj hapin tjetër në karrierën time”.

“E di që jam i ri dhe kam shumë për të përmirësuar, por jam gati për sfidën dhe do të punoj shumë çdo ditë për t’u treguar të gjithëve se për çfarë jam i aftë”, ka shtuar më tej 14-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat