Trajneri Kola shpall listën me 20 lojtaret e grumbulluara të Shqipërisë

Futboll

Trajneri Kola shpall listën me 20 lojtaret e grumbulluara të Shqipërisë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 14:49
Trajneri Kola shpall listën me 20 lojtaret e grumbulluara të Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare U-17 për femra është gati të nisë punën për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian 2022 që do të zhvillohen në vendin tonë nga datat 8-14 mars.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Agustin Kola është shortuar në grupin B së bashku me Maqedoninë e Veriut, Skocinë e Azerbajxhanin.

Ekipi U-17 i femrave do të nisë grumbullimin nga kjo e premte në Durrës, ku do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni, teksa tekniku kuqezi ka bërë publike ditën e sotme listën me 20 lojtaret e ftuara për këto tre ndeshje, që do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”.

Image

Lista

Sfida e parë e vajzave kuqezi do të jetë ajo ndaj Azerbajxhanit më 8 mars, duke nisur në ora 14:30, ndërssa më 11 mars do të luajnë përballë Skocisë në po të njëjtën orë.

Ndeshja e tretë dhe e fundit e këtij kompeticioni, është ajo ndaj Maqedonisë së Veriut, në ora 14:30. Shqipëria është sërish pjesë e Ligës B dhe do të tentojë në këtë raund ngjitjen në Ligën A, për të garuar në kualifikueset e radhës për të qenë pjesë e Europianit.

Ky është aktiviteti i parë i rëndësishëm që FSHF-ja do të presë për këtë vit, që do të jetë i mbushur me evente të rëndësisë së lartë, siç është edhe finalja e parë dhe historike e kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA, UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE. Ky pa dyshim është një tregues mjaft i qartë i punës së mirë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë ndër vite, duke dëshmuar seriozitet dhe besueshmëri te qeveria europiane e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat