Miftari: Luajmë kundër ekipit të Muharem Bajramit

Futboll

Miftari: Luajmë kundër ekipit të Muharem Bajramit

Nga: K.G. Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:28
Miftari: Luajmë kundër ekipit të Muharem Bajramit

Struga Trim Lum po përgatitet për të marrë pikë në duel me Makedonija GP, në ndeshjen e javës së 22-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra shqiptare e njeh mirë rivalin dhe shpreson se do të dalin të triumfues para shikuesve të tyre.

Dardan Miftari, trajner i portierëve te FC Struga, shprehet optimist: “Presim një kundërshtarë, i cili ka një ecuri mjaft të mirë në ndeshjet e fundit, ndaj dhe mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e rëndë duke marrë parasysh edhe formën e mirë të Makedonija GP.

Shpresoj që në këtë ndeshje do të japim maksimumin dhe se do të ndërpremë serinë e fitoreve të Makedonija GP, dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive, siç ishim në dy ndeshjet e fundit. Javën e shkuar arkëtuam 3 pikë shumë të rëndësishme, ashtu që besoj se djemtë do e japin maksimumin dhe do ti plotësojnë detyrat e dhëna nga trajneri, Srgjan Zaharievski”. 

Miftari kërkon pikë të plota në këtë përballje të vështirë: “Luajmë kundër ekipit të Muharem Bajramit (Mukit), të cilin e kam edhe më shumë se shok dhe e respektoj maksimalisht për punën profesionale që ka bërë si te FC Shkupi, ku kishte rezultate shumë të mira, dhe njëkohësisht vazhdon të tregoj suksese edhe me Makedonija GP.

Megjithatë në këtë ndeshje dua që ne të dalim fitues dhe unë jam më se i sigurtë se në fund të ndeshjes do t’ia arrijmë qëllimit që të marrim 3 pikët e plota dhe të festojmë së bashku me gjithë stafin dhe lojtarët tanë që janë të shkëlqyer”.

Ndeshja luhet të dielën në 14.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat