Mesazh interesant për Xherdan Shaqirin, mijëra bileta të shitura në Chicago

Futboll

Mesazh interesant për Xherdan Shaqirin, mijëra bileta të shitura në Chicago

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:39
Mesazh interesant për Xherdan Shaqirin, mijëra bileta të shitura në Chicago

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, është gati për sfidën në kampionatin amerikan.

Shaqiri ka bërë që Chicago të jetojë me futbollin dhe me padurim e presin ballafaqimin e 6 marsit (luhet në orën 24.00, sipas orës së Kosovës), kundër Orlando Cityt.  

Raportohet se deri dje janë shitur 23 mijë bileta për sfidën e madhe.

“Është bota e Shaqirit, ne thjesht po jetojmë”, shkruan në faqen e klubit Chicago Fires.

Chicago ka zhvilluar një ndeshje (në udhëtim), ku u nda baras (0:0) ndaj Inter Miamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat