Historia e Ajax-it lidhet ngushtësisht me talentet që prodhon

Futboll

Historia e Ajax-it lidhet ngushtësisht me talentet që prodhon

Më: 5 mars 2022 Në ora: 13:17
Historia e Ajax lidhet ngushtësisht me talentet që prodhon

Historia e Ajaks lidhet ngushtësisht me talentet që prodhon klubi holandez, të cilët më pas kalojnë në skuadrat më të mëdha europiane duke u shndërruar në yje botërorë.

Të fundmit në radhë që kanë dalë nga shkolla holandeze ishin Frenkie De Jong, Ziyech, Mathijs De Ligt apo edhe Donny Van De Beek të cilët falë paraqitjeve mbresëlënëse me “harkëtarët” ia dolën të nënshkruanin kontratata të rëndësishme me klubi si Barcelona, Juventus, Chelsea apo edhe Manchester United.

Por, në rrugën e talenteve të sipërpërmendura është edhe Anthony Matheus Dos Santos.

Braziliani i afruar në vitin 2020 nga San Paolo për shifrën e 16 milionë eurove po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit Erik Ten-Hag ndërsa statistikat e konfirmojnë këtë teksa deri në këtë pikë të sezonit 22-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka regjistruar 9 asiste.

Tashmë, për sulmuesin anësor interesohet Bayern Munich me gjigandët bavarezë që janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 35 milionë euro për ta bërë të tyrin brazilianin.

Aq më tepër që drejtuesit e Bayern e konsiderojnë Anthony si pasuesin natyral të Serge Gnabry me këtë të fundit që është i “joshur” nga ideja për t’u bashkuar me Real Madrid në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat