Nuhiu: Skuadra ka potencial, të bashkuar do të arrijmë qëllimet tona

Futboll

Nuhiu: Skuadra ka potencial, të bashkuar do të arrijmë qëllimet tona

Më: 5 mars 2022 Në ora: 16:06
Nuhiu: Skuadra ka potencial, të bashkuar do të arrijmë qëllimet tona

Në prag të ndeshjes së 23-të kampionale, FC Drita ka mbajtur konferencë për media ku edhe u diskutua për përgatitjet, atmosferën në grup dhe pritshmëritë.

Para gazetarëve u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Almir Kryeziu.

Ndeshja KF Drenica - FC Drita zhvillohet të dielën, ora 13:00, stadiumi "Bajram Aliu" Skenderaj.

Trajneri Nuhiu theksoi se ndeshja e nesërme pritet të jetë cilësore, gjersa Drita do të tregojë karakter dhe synon të kthehet te fitorja.

“Skuadra e Drenicës luan një futboll të bukur realisht, me pasime të shkurtra dhe me sulm të shpejtë. Jemi munduar ta analizojmë kundërshtarin, unë personalisht kam besim te skuadra, sepse ata nesër do të tregojnë një karakter të fortë. Ne kishim kohë të mjaftueshme për të analizuar dhe përgatitur këtë ndeshje.

Këtë javë jemi munduar të përmirësohemi sa më tepër, t’i minimizojmë gabimet që na janë paraqitur në ndeshjen e kaluar.

Kam besim se do të tregojmë forcën tonë, të kthehemi te loja jonë e mirë dhe te fitorja. Nesër pres reagim dhe reflektim nga skuadra”, ka thënë Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat