Thaçi: Zëvendësuesit ndikuan në fitore

Futboll

Thaçi: Zëvendësuesit ndikuan në fitore

Më: 5 mars 2022 Në ora: 17:28
Thaçi: Zëvendësuesit ndikuan në fitore

Malisheva ka arritur një fitore me rezultat të thellë 6:1 ndaj Feronikelit.

Ishin mysafirët të cilët kaluan në epërsi, derisa pjesa e parë përfundoi baras pas realizimit nga Mërgim Pefqeli 1-1.

Në pjesën e dytë Malisheva shënoi edhe pesë gola të tjerë për të marrë tri pikë të mëdha në luftë për mbijetesë

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi kishte vendosur disa lojtarë të rinj në formacionin bazë, por me të inkuadruar titullarët në pjesën e dytë gjërat ndryshuan për të mirë tek skuadra e tij.

“Pjesa e parë ishte e barabartë, pasi rrezikuam me disa lojtarë të rinj të cilëve iu besuam të luajnë në këtë ndeshje”.

“Jemi në nivel më të lartë se Feronikeli marrë parasysh situatën te kjo skuadër. Në pjesën e parë ishim të barabartë, por në pjesën e dytë bëmë ndryshime në formacion dhe kjo ndikoi”.

“Futbollistët e kuptuan se kushdo që është kundërshtar, duhet të jepet më e mira në fushë. Shpresojmë që t’i përmirësojmë gabimet e pjesës së parë për duelin tjetër”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat