Toney fatal për Norwich-in! Rashicës i anulohet goli

Futboll

Toney fatal për Norwich-in! Rashicës i anulohet goli

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2022 Në ora: 17:54
Toney fatal për Norwich-in! Rashicës i anulohet goli

Futbollisti Ivan Toney ka pasur ditën e tij, duke shënuar het-trik. 

Ivan Toney me golat e tij ishte fatal për Norwich-in, duke e mposhtur me rezultat 3:1. 

Milot Rashica, reprezentues i Kosovës, u paraqit tërë takimin por të pafuqishme ndaj Brentford-it. 

Toney shënoi në minutën e 32-të, 52'-nga penalltia e 57'-nga penalltia. 

Pukki shënoi në minutën e 90+2, duke e ngushtuar humbjen në 1:3.

Në minutën e 67-të, anulohet golit i Rashicës pas shikimit të sistemit VAR, ku ai ishte në pozitë jashtë loje. 

Pas javës së 28-të në Premier League, Norwich është në fund të tabelës me 17 pikë e Brentford renditet në të 15-tin me 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat