Iseni kërkon fitore me Strugën: Na pret një ndeshje shumë e vështirë

Futboll

Iseni kërkon fitore me Strugën: Na pret një ndeshje shumë e vështirë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 20:34
Iseni kërkon fitore me Strugën: Na pret një ndeshje shumë e vështirë

Struga Trim Lum është e përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme (14.00) kundër Makedonja GP, në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Struganët synojnë fitore dhe të luftojnë për katër pozitat e para.

Futbollisti i Strugës, Besir Iseni, flet në prag të ndeshjes me Makedonija GP.

“Na pret një ndeshje shumë sfiduese dhe e vështirë,  pasi e dimë kualitetin që posedon ekipi i Makedonija GP. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.  

Pas fitores në xhiron e kaluar kundër Borecit atmosfera në skuadër është mjaft pozitive dhe të gjithë jemi gati që sërish të japim maksimumin dhe besoj të dalim me 3 pikë të reja edhe nga kjo ndeshje”, ka thënë Iseni për faqen zyrtare të klubit.

Struga është në vend të shtatë me 30 pikë, 6 me pak se Makedonija GP që zë pozitën e 4-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat