Sule: Mirënjohje tifozëve të Bayernit

Futboll

Sule: Mirënjohje tifozëve të Bayernit

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:08
Sule: Mirënjohje tifozëve të Bayernit

Marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit nuk u arrit dhe qendërmbrojtësi, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit, do të transferohet te Borussia Dortmund.

Edhe pse kishte oferta nga klube të ndryshme, 26-vjeçari nuk donte të largohej nga Gjermania dhe ka zgjedhur të vijojë karrierën te rivalët e skuadrës bavareze.

Verdhezinjtë zyrtarizuan në ditën e para të muajit shkurt afrimin e Sule për sezonin e ardhshëm, me lojtarin e kombëtares gjermane (37 ndeshje dhe një gol) që ka firmosur deri në 2026 dhe do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

Një vendim që i befasoi të gjithë në kampin e Bayernit, teksa kjo lëvizja e Sule nuk u prit mirë nga tifozët. Vetë lojtari ka thyer heshtjen duke shpjeguar se pse nuk ishte ai që bëri publik vendimin për t’u transferuar te Dortmundi.

“Nuk fola sepse nuk doja të krijoja kaos. Unë jam mirënjohës, sepse edhe pse d të vazhdoj karrierën te Dortmundi, tifozët e Bayernit nuk më fishkëllejnë dhe akoma thërrasin emrin tim në kor”, deklaroi Sule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat