Xhaka standard, Arsenali vazhdon me fitore

Futboll

Xhaka standard, Arsenali vazhdon me fitore

Nga: K.G. Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:55
Xhaka standard, Arsenali vazhdon me fitore

Arsenali vazhdon me fitore, e katërta rresht në Premier League dhe kalon në pozitën e katërt me 48 pikë.

‘Topçinjtë’ shënuan fitore në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Watford-it, në takimin e javës së 28-të.

Futbollistët Odegaard (5'), Saka (30'), Martinelli (52') shënuan për Arsenalin dhe Cucho (11') e Sissoko (87’) për Watford-in.

Granit Xhaka luajti titullar, duke dëshmuar angazhim të pashoq në fushë.

Watford zë vendin e 19-të me 19 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat