Më i lavdëruari sot ka qenë Asllani

Futboll

Më i lavdëruari sot ka qenë Asllani

Më: 6 mars 2022 Në ora: 23:11
Më i lavdëruari sot ka qenë Asllani

Më i lavdëruari sot ka qenë Kristjan Asllani, për paraqitjen e tij në barazimin pa gola të Empolit në transfertë ndaj Genoas. “Shitja e Riçit e ka vendosur në qendër të vëmendjes.

Për Andreacolin është një i ’destinuar’. Realiteti tani për tani thotë se është prania e pestë radhazi si titullar. Aspak keq për një lojtar të datëlindjes 2002”, shkruan “Eurosport” që i ka vendosur notën 6.

Krejt e kundërta për Nedim Bajramin, i cili sot kishte një ndeshje për t’u harruar, teksa ishte vlerësuar me notën 4,5. “Sot, gjithçka keq. Nuk hyn kurrë në ndeshje, duket sikur nuk e kupton aspak. Paraqitje që inatos të gjithë, përfshirë edhe Andreacolin”, është komenti për të.

Rei Manaj është vlerësuar me notën 5,5 për paraqitjen e tij ndaj Juventusit, ku Specia u mund 1-0. “Merr shumë pak topa dhe shprehet pak përpara”, shkruhet për të.

Ndërsa Etrit Berisha përshkruhet si ”spektator” me notën 6 për sfidën e barazuar nga Torino ndaj Bolonjës. “Asnjëherë i vënë në vështirësi, sot në ‘Dall’Ara’ ishte si spektator”, shkruan “Eurosport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat