Guardiola e ka mendjen te Liverpooli

Futboll

Guardiola e ka mendjen te Liverpooli

Më: 6 mars 2022 Në ora: 23:14
Guardiola e ka mendjen te Liverpooli

Manchester City fitoi me shifrat 4-1 duelin e sotëm ndaj Manchester Utd për të ruajtur diferencën prej 6 pikësh ndaj Liverpulit që mban vendin e dytë në renditje me një ndeshje më pak të luajtur.

Sipas Pep Guardiolës, ekipi duhet të fokusohet që të mbajë këtë ritëm dhe të marrë thuajse maksimumin e mundshëm në 10 ndeshjet e mbetura, pasi gara për titullin do të vendoset në limite.

"Jemi 6 pikë përpara, por ky është një avantazh i rremë, pasi ata kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Unë ëndërroj që të ruajmë këtë pozicion deri në fund të garës”, theksoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat