Kylian Mbappe i ka gëzuar tifozët e Paris Saint-Germainit.
Në fakt, ylli francez figuron në mesin e të ftuarve për ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Real Madridit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Kampioni i botës me Francën e pësoi një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme, por pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se ish-futbollisti i Monacos do të jetë në dispozicion të trajnerit.
Mbappe është lojtari kryesor i PSG-së dhe ai nuk dëshironte ta humbiste assesi njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Në Madrid do të jetë edhe Sergio Ramos.
Mbrojtësi spanjoll nuk bën pjesë në mesin e të ftuarve, por do ta ndjekë skuadrën dhe për t’u rikthyer në atë që për shumë vite ka qenë shtëpia e tij.
PSG-ja do të mundohet ta ruajë kapitalin nga ndeshja e parë dhe ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Të ftuarit e PSG-së
Portierë: Navas, Donnarumma, Letellier,
Mbrojtës: Hakimi, Kimbembe, Marquinhos, Dagba, Diallo, Kehrer, Nuno Mendes.
Mesfushorë: Verratti, Paredes, Pereira, Wijnaldum, Draxler, Gueye, Dina-Ebimbe, Simons, Michut.
Sulmues: Mbappé, Icardi, Neymar, Di Maria, Messi.