Batistuta mbron Lautaro nga kritikët

Futboll

Batistuta mbron Lautaro nga kritikët

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:20
Batistuta mbron Lautaro nga kritikët

Lautaro Martinez u zhbllokua në ndeshjen e fundit të kampionatit, pas një serie prej dy muajsh e gjysmë “agjërimi” në Serie A. Ndaj Salernitanës, sulmuesi argjentinas u rikthye në rrugën e duhur me një “hat-trick”.

Kësisoji, iu përgjigj kritikëve të shumtë, të cilët kishin identifikuar vështirësitë e “Toros” para portës kundërshtare si një nga shkaqet e krizës së rezultateve të zikaltërve.

Midis kritikëve, megjithatë, nuk është ish-sulmuesi Gabriel Omar Batistuta, i cili doli në mbrojtje të bashkatdhetarit të tij:

“Çfarë momenti i vështirë, Lautaro është një lojtar i madh, – ishin fjalët e ish-sulmuesit të zikaltërve për gazetarët e pranishëm. – Unë kam shkuar deri në 11 ndeshje pa shënuar, kjo ndodh, është normale. Nuk kam asnjë dyshim mbi potencialin sulmues të Lautaro”.

Batistuta, autor i 184 golave në Serie A, e veshi fanellën zikaltër për gjashtë muaj, nga janari deri në qershor 2003, duke shënuar 2 gola në 12 ndeshje të kampionatit. Lautaro Martinez me “hat-trick”-un e tij ndaj Salernitanës arriti në kuotën e 51 golave në Serie A, shënuar në 125 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat