Sulmuesi suedez shpreson që të luajë në Botërorin 2022

Futboll

Sulmuesi suedez shpreson që të luajë në Botërorin 2022

Më: 8 mars 2022 Në ora: 21:20
Sulmuesi suedez shpreson që të luajë në Botërorin 2022

Zlatan Ibrahimoviç do të përcaktojë shumë shpejt të ardhmen e tij me Milanin. Sulmuesi suedez është ende i pavendosur nëse do të firmosë apo jo me klubit për një tjetër vit, para se të mbyllë karrierën si futbollist.

Por “Milan News” bën të ditur se klubi italian ka bërë hapa konkret. Kështu, atij i është dorëzuar një propozim zyrtar sa i përket shifrave të akordit njëvjeçar, me një rrogë prej 2,5-3 milionë euro neto në sezonin 2022-2023. Gjithashtu, palët kanë rënë dakord që të ulen në tavolinën e bisedimeve në ditët e ardhshme, për të vendosur përfundimisht se si do të jetë e ardhmja, me apo pa Ibrahimoviç, megjithëse ky opsion i dytë duket më pak i mundshëm.

Sulmuesi suedez shpreson që të luajë në Botërorin 2022 dhe nëse Suedia kualifikohet, është gati të rinovojë me çdo kusht me Milanin, që të vazhdojë të jetë në formë për ndeshjet e fundvitit në Katar.

Por Milani nuk do të presë deri në përfundimin e ndeshjeve play-off, pasi kërkon të dijë sa më parë nëse lojtari do të vazhdojë apo jo, për të programuar sezonin e ardhshëm dhe për të hyrë në merkato për sulmues nëse do të jetë e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat