Henderson: Shpresojmë

Futboll

Henderson: Shpresojmë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:43
Henderson: Shpresojmë

Kapiteni i Liverpool-it, Jordon Henderson, e pranon se bashkëlojtarët e tij duan që Mohamed Salah të firmos kontratën e re.

‘The Reds’ muajve të fundit kanë rinovuar kontratat me disa lojtarë, por ylli egjiptiani ende nuk ka nënshkruar kontratën e re.

“Për mua, ai për disa sezone është fenomenal. Shifrat e dëshmojnë këtë”, tha Henderson për mediet angleze.

“Por edhe loja e tij e përgjithshme, niveli i punës së tij për ekipin, tregon se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Shpresojmë se ai do të qëndrojë këtu dhe të na ndihmojë që të jemi më të suksesshëm në të ardhmen”, theksoi kapiteni i Liverpoolit.

Ai është i bindur se Salah shumë shpejtë do të rinovojë kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat