Prenga po shkëlqen në Hungari

Futboll

Prenga po shkëlqen në Hungari

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:46
Prenga po shkëlqen në Hungari

Herdi Prenga vazhdon të rrisë rendimentin e tij në kampionatin hungarez.

Mbrojtësi i qendrës që aktivizohet me skuadrën e Kisvardës, aty ku luan edhe Jasir Asani, këtë javë ka zënë vend në formacionin e javës në Hungari.

E veçanta e Prengës është se edhe përpara një jave ai sërish doli mes 11 më të mirëve.

Kështu, për shqiptarin bëhen dy performanca të shkëlqyera radhazi. Në ndeshjen e fundit, edhe pse ekipi i tij u mposht vetëm në minutën e 91- të nga ish-ekipi i Myrto Uzunit, Ferencvarosh, Prenga doli lojtari i ndeshjes.

Kisvarda renditet në vendin e tretë në kampionatin hungarez me 41 pikë, ndërsa 27-vjeçari shqiptar ka zhvilluar 19 paraqitje këtë sezon, duke arritur të gjejë edhe një herë rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat