Celina në fokus

Futboll

Celina në fokus

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:58
Celina në fokus

Bersant Celina është lojtari kryesor i Ipswich Town.

Futbollisti i Kosovës po e udhëheq ekipin anglez drejt rikthimit në Championship (niveli i dytë i futbollit anglez) pasi aktualisht po luan në Ligue 1 (niveli i tretë i futbollit anglez).

Dhe, përfaqësuesi kosovar e pati një tjetër paraqitje bravuroze në fitoren e ekipit të tij ndaj Lincolnit në ndeshjen e zhvilluar dy ditë më parë.Dhe, klubi i tij Ipswich Town e ka postuar një video në “Twitter” me lëvizjet, pasimet dhe magjinë e futbollistit kosovar të shfaqur në fushën e blertë.

“Ia hedhim një vështrim më të afërt paraqitjes Celinës nga fitorja e mbrëmshme ndaj Lincoln”, ka shkruar klubi anglez në rrjetet sociale.

Celina së fundmi e bëri një gjest mjaft human duke e vënë në dispozicion banesën e tij në Norvegji për një familje refugjate ukrainase.

Ky veprim i futbollistit u përshëndet dhe u duartrokit, derisa ai tha se e ka provuar familja e tij luftën dhe për këtë është më i ndjeshëm.

25 vjeçari ka luajtur në Premierligë dhe në Ligue 1, ndërsa këtë pjesë të sezonit do ta kalojë në Ligue 1 angleze, me synimin që shumë shpejt të rikthehet në majat e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat