Olmo e ka vendosur të ardhmen

Futboll

Olmo e ka vendosur të ardhmen

Më: 10 mars 2022 Në ora: 17:44
Olmo e ka vendosur të ardhmen

Dani Olmo po rifiton gradualisht formën sportive, pas dy dëmtimeve të muskujve që e kanë penguar të ketë vazhdimësi në fushën e gjelbër. Nga nëntori deri në janar ai humbi në total 13 ndeshje për arsye dëmtimi dhe të infektimit me Koronavirus.

Tashmë po i lë pas të gjitha probleme fizike për të performuar sërish në nivelin më të lartë.

Emri i tij u lidh me Barcelonën gjatë merkatos së verës. Klubi “blaugrana” tentoi ta merrte në ditët e fundit të gushtit, por nuk ia doli, gjithsesi mundësinë do ta ketë sërish pas një viti.

Në këtë moment, Olmo duket i përkushtuar për të gjetur vazhdimësisë dhe beson se sezonin e ardhshëm do të vazhdojë në Gjermani. Kjo është shpjeguar nga “Sport Bild”. “Nuk kam nxitim. Jam shumë i lumtur këtu dhe kam ende kontratë deri në vitin 2024. Nuk shoh arsye të largohem këtë verë dhe të ndryshoj klub. Kam kaluar gjashtë muaj të vështirë dhe Jam i lumtur që mund të luaj sërish. Jam i përqendruar vetëm te ndeshjet,” janë fjalët e Dani Olmos për tabloidin gjerman.

Synimi i tij është gjithashtu të kthehet në Champions League me RB vitin e ardhshëm. Gjithsesi, në Gjemani shkruajnë se qëndrimi ose jo i spanjollit do të varet nga vendi ku do të pozicionet Leipzigu në përfundim të sezonit.

Skuadra e Red Bullit aktualisht është e pesta, me dy pikë pas Hoffenheimit në vendin e katërt.

“Unë do të doja të luaja në Champions League, kjo është e qartë dhe të gjithë këtu ndihen njësoj. Ne e kemi këtë objektiv dhe jam i sigurt se do ta arrijmë këtë vit,” thotë lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat