Përfundon pjesa e parë mes Norwichit dhe Chelseat, ja rezultati

Futboll

Përfundon pjesa e parë mes Norwichit dhe Chelseat, ja rezultati

Më: 10 mars 2022 Në ora: 21:25
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Carrow Road” ku po zhvillohet ndeshja mes Norwichit dhe kampionit evropian Chelsea.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, Chelsea gjendet në epërsi prej 2:0 kundër Norwichit, përmes golave të Chalobah dhe Mount.

Fillimisht, ishte Chalobah ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku kalon Chelsean në epërsi në minutën e 3’ të ndeshjes, kurse Mount dyfishon epërsinë në 2:0 në minutën e 14’ të ndeshjes.

Rezultati i pjesës së parë është 2:0 në favor të Chelsat.

Ndërkaq, krahas këtij takimi janë duke u zhvilluar edhe tri ndeshje të tjera në Premier Ligën angleze, dhe rezultatet e pjesëve të para i gjeni më poshtë.

Norwich 0:2 Chelsea

Southampton 1:1 Newcastle United

Wolverhampton 3:0 Watford

Minuta e 40’ Leeds United 0:1 Aston Villa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat