Lewandowski tremb Bayernin

Futboll

Lewandowski tremb Bayernin

Më: 11 mars 2022 Në ora: 11:44
Lewandowski tremb Bayernin

Robert Lewandowski është ende në pritje të një oferte për kontratën e re nga Bajerni. Ishkëshilltari i tij e njeh mirë lojtarin dhe nuk përjashton një transferim në fund të sezonit.

Ai shënon dhe shënon dhe shënon. Robert Lewandowski është sigurimi i jetës për kampionët. Supersulmuesi polak e dëshmoi edhe një herë në mënyrë mbresëlënëse këtë në fitoren 7-1 ndaj Salcburg në Champions Ligë.

Leva shënoi një “hat-trick” në një rekord minutash. A e panë edhe dy bosët e Bajernit, Hasan Salihamixhiç dhe Oliver Kahn, Levën “Gala” të martën në mbrëmje?

Drejtori sportiv rezultoi pozitiv me Koronavirus në fundjavë dhe më pas Julian Nagelsman raportoi një test të shpejtë pozitiv me shefin e bordit, Kahn. Kontrata e Levandovskit skadon në verën e vitit 2023. Bisedimet për një zgjatje janë planifikuar për në pranverë. Shumë tifozë dhe madje edhe vetë sulmuesi janë të befasuar nga koha relativisht e vonuar. Ish-këshilltari i Levandovskit tani bën një supozim shqetësues dhe pret më të keqen: largimin e Levandovskit nga Bajerni.

“Diçka duket se po e shqetëson Robertin te Bajerni, duke mos e pëlqyer se si klubi po sillet me të. Përndryshe, nuk është mënyra e tij të shprehet kështu”, u shpreh ish-këshilltari i polakut, Maik Bartel, për “Sport Bild”.

Bartel ishte përgjegjës për transferimin nga Dortmundi në Mynih në vitin 2014 të lojtarit. Levandovski kohët e fundit tha për “Sky” se ai po dëgjonte “për herë të parë” se Bajerni dëshironte ta mbante atë. Një bisedë me të apo me këshilltarin aktual, Pini Zahavi, është ende në pritje.

Ndërkohë që sulmuesi po vazhdon të shkëlqejë dhe kjo për të arritur kontratën e fundit milionere në nivele të larta. Nëse kjo do të jetë me kampionët e Gjermanisë apo diku tjetër, kjo pritet për të mësuar vetëm në fundin e këtij sezoni.

Klubet që interesohen për 33- vjeçarin janë të shumta edhe pse ato me peshë janë vetëm disa. Mançester Siti, Reali dhe PSG-ja do të prisnin me krahë hapur bomberin absolut të Bundesligës për t’i pasuruar ata me gola dhe me trofe, ashtu siç Leva ka bërë prej sezonesh Bajernin e Mynihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat