Tifozët e Feyenoordit në Beograd: Rrugës për Tiranë!

Futboll

Tifozët e Feyenoordit në Beograd: Rrugës për Tiranë!

Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:33
Tifozët e Feyenoordit në Beograd: Rrugës për Tiranë!

Ekipi i njohur holandez, Feyenoord dje zhvilloi ndeshjen e 1/8 së finales në Conference League ndaj Partizanit të Beogradit.

Në Beograd, holandezët triumfuan 2:5, duke patur kështu një avantazh shumë të madh për ndeshjen e kthimit.

Tifozët mysafirë bënë atmosferë impozante në stadium, madje duke shpalosur edhe një baner për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

“Rrugës për Tiranë”, thuhej në atë baner.

Kjo, pasi që në Tiranë në “Air Albania Stadium” do të zhvillohet finalja e këtij kompeticioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat