PSG i bashkohet garës për Araujo

Futboll

PSG i bashkohet garës për Araujo

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:12
Ronald Araujo

Pas Manchester United, Liverpool dhe Chelsea në garë për qendërmbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo futen edhe Paris Saint Germain.

Rinovimi i Ronald Araujo me Barcelonën ende nuk po arrihet. Qendërmbrojtësi është njëri nga yjet e ‘Blaugrana’, por ai kërkon ta trajtojnë si të tillë.

Kontrata aktuale e tij skadon në qershor të vitit 2023, nëse nuk arrihet marrëveshje, ai pritet të largohet nga ‘Camp Nou’.

Shumë ekipe janë pas tij, së fundmi në garë u shtua edhe Paris Saint Germain.

Parisienët janë të zhgënjyer me formën e transferimit të tyre të fundit, Sergio Ramos dhe po kërkojnë një lojtar tjetër. Opsioni i tyre është lojtari i Barcelonës, Ronald Araujo.

Mbetet të shihet nëse uruguaiani do arrijë marrëveshjen me ekipin e tij, apo do transferohet drejt njërës nga shumë skuadra të cilat e kërkojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat