Iljazi: Na pret një ndeshje e vështirë kundër Rabotniçkit

Futboll

Iljazi: Na pret një ndeshje e vështirë kundër Rabotniçkit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:50
Iljazi: Na pret një ndeshje e vështirë kundër Rabotniçkit

Dy ditë pauzë dhe Shkupi rikthehet në Çair, pas barazimit kundër Renovës 0:0 në Tetovë.

Nesër në ora 15:00, në Stadiumin e Çairit, do të zhvillohet ndeshja e javës së 23-të, Shkupi-Rabotniçki.

Shkupi është përballur dy herë me Rabotniçkin në këtë sezon dhe ka fituar 2:0 në Çair dhe 0:1 në “Todor Proeski”.

Në dy ndeshjet e fundit, Rabotniçki ka fituar kundër Shkëndijës me rezultat 2:1 dhe kundër Skopjes 0:1. R

enditet në vendin e 7-të në tabelë, me gjithsej 31 pikë.

Mbrojtësi Ardit Iljazi, për faqen e Shkupit në prag të ndeshjes kundër Rabotniçkit, është shprehur i lumtur që nesër dyert e stadiumit do të jenë të hapura për tifozët tanë dhe premton maksimumin për ti gëzuar ata.

“Jemi maksimalisht të përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe për ta filluar raundin e tretë me fitore. Na pret një ndeshje e vështirë kundër Rabotniçkit duke i pasur parasysh dy fitoret e tyre të fundit.

Gjithashtu jam shumë i lumtur që më në fund dyert e stadiumit do të hapen për tifozët tanë dhe jam i sigurt që së bashku do ta fitojmë ndeshjen dhe tre pikët do të mbeten në Çair”, tha Arditi para ndeshjes me Rabotniçkin.

Ju kujtojmë që ndeshja e nesërme do të luhet me praninë e publikut, pasi që dënimi për skuadrën tonë ka përfunduar.

Drejtuesit e klubit tonë, i bëjnë thirrje të gjithë tifozëve tanë që të kemi kujdes dhe ta përkrahim skuadrën tonë duke mos hedhur gjësende në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat