Xavi e dëshiron yllin e Milanit

Futboll

Xavi e dëshiron yllin e Milanit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 19:19
Xavi e dëshiron yllin e Milanit

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, raportohet se është shndërruar në një objektiv të Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

22-vjeçari po kalon në një formë të shkëlqyeshme gjatë këtij sezoni. Ai deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në të gjitha garat.

Leao ka edhe dy vjet kontratë me “Rossonerët”, por e ardhmja e tij mund të jetë larg “San Siros”, pasi lojtari ka tërhequr vëmendje e shumë klubeve evropiane.

Sipas “Sport”, Barcelona ka shprehur interesim për reprezentuesin portugez, me klubin katalunas që thuhet se janë të prirur për të shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit me të gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Skuadra e Xavit thuhet se po shikon alternativa për Erling Haaland, në rast se ata nuk janë në gjendje të nënshkruajnë me norvegjezin gjatë verës.

Ndryshe, Rafael Leao ka shënuar 24 gola dhe ka regjistruar 15 asistime në 104 paraqitje në total për Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat