Juventusi po planifikon ofertën për mesfushorin e Chelseat

Futboll

Juventusi po planifikon ofertën për mesfushorin e Chelseat

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:40
Juventusi po planifikon ofertën për mesfushorin e Chelseat

Klubi italian, Juventus mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit të Chelseat, Jorginho.

Sipas mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër’ është duke përgatitur një ofertë joshëse për Jorginhon.

Mesfushori italian është në vitin e fundit të kontratës së tij me ‘Blutë’ e Londrës.

E ardhmja e Jorginhos duket se do të jetë Italia, edhe pse lojtari po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane.

“Juventusi po planifikon ofertën për mesfushorin e Chelseat, Jorginho”, shkruajnë mediat italiane.

Mesfushori italian është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat