Lukakut do t’i duhet të presë

Futboll

Lukakut do t’i duhet të presë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:48
Lukakut do t’i duhet të presë

Situata në klubin e Chelsea nuk është aspak pozitive prej sanksioneve që kanë ardhur si pasojë e presidencës së manjatit rus Roman Abramovich. E ardhmja e lojtarëve është në udhëkryq, ndërsa ai që kërkon ta shfrytëzojë këtë situatë në favorin e tij është Romelu Lukaku.

Belgu së fundmi i është rikthyer idesë për të veshur edhe njëherë tjetër fanellën zikaltër të Inter, teksa në Itali ishte i lumtur dhe në formën më të mirë të mundshme.

Ndaj, sipas mediave italiane, sulmuesi i ka dhënë një sinjal Interit se është i gatshëm të ulë rrogën e tij për t’u rikthyer në San Siro ku me italianët shënoi 64 gola në 95 ndeshje.

Megjithatë, Lukakut do t’i duhet të presë deri në një zgjidhje të situatës së Abramovich pasi për momentin aksionet e rusit janë të ngrira deri në fundin e muajit maj dhe transferimet e lojtarëve mund të nisin vetëm në ditën kur klubi të dalë në shitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat