Ballkani me lehtësi ndaj Feronikelit

Futboll

Ballkani me lehtësi ndaj Feronikelit

Nga: K.G. Më: 12 mars 2022 Në ora: 14:54
Ballkani me lehtësi ndaj Feronikelit

Ballkani ashtu siç pritej edhe shënoi fitore të lehtë, me rezultat 6:0 kundër Feronikeli nga Drenasi.

Therandasit përforcojnë vendin e parë me 51 të mbledhura pas 24 jave në elitën e futbollit të Kosovës. 

Armend Thaqi (9'), Meriton Korenica (27'), Blend Baftiu (41'), Mevlan Zekla (59’), Arbër Potoku (78’ e 90+5'), shënuan për Ballkanin.

Feronikeli është në fund të renditjes me vetëm 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat