Trajneri i Prishtinës: Kemi qenë më të rrezikshëm

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Kemi qenë më të rrezikshëm

Më: 12 mars 2022 Në ora: 15:34
Trajneri i Prishtinës: Kemi qenë më të rrezikshëm

Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, e ka shënuar fitoren e dytë rresht në elitën e futbollit të Kosovës.

Të udhëhequrit e tij, të shtunën fituan ndaj Ulpianës me rezultatin 2:0, dhe pas ndeshjes u nda i kënaqur me paraqitjen, teksa ka mbrojtur futbollistët e tij duke thënë se ndërrimi i fushave po u pamundëson atyre të shfaqin më të mirën.

“Duhet ta pranojmë që kemi problem me ndërrime të fushave, nuk mund t’i luajmë dy ndeshje rresht në të njëjtin stadium. Përsëri kemi luajtur në një stadium të ri dhe për lojtarët është e vështirë të adaptohen.

Sa i përket ndeshjes, në pjesën e dytë kemi qenë më agresiv, fituam duelet dhem kemi qenë më të rrezikshëm në fazën e sulmit”, ka thënë Ibrakoviq,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat