Di Maria afër largimit nga PSG

Futboll

Di Maria afër largimit nga PSG

Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:00
Angel di Maria

PSG me shumë gjasa do ta lejojë sulmuesin Angel di Maria që të largohet në verën e ardhshme, kur t'i skadojë kontrata.

Me eliminimin nga Liga e Kampionëve, “Parisienët” kanë vendosur të bëjnë një ndryshim të madh në skuadër, në mënyrë që verën e ardhshme të ‘luftojnë’ për Ligën e Kampionëve.

Ka pasur raportime që argjentinasit do t’i ofrohet rinovimi, por duke marrë parasysh se nuk është duke pasur ndikim në ndeshjet e mëdha, PSG ka ndryshuar planet.

Di Maria, që në të kaluarën ka thënë se do largohet nga PSG, vetëm për klubin e fëmijërisë Rosario Central, është duke kërkuar një klub të ri në Evropë, në mënyrë që të ftohet për Kupën e Botës, ndërsa ka admirues në Seria A dhe La Liga.

Ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez shihet si pasuesi i Di Maria, meqenëse Lucas Paqueta ka vendosur të qëndrojë te Lyon./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat