Benzema: Është një frymëzim për mua

Futboll

Benzema: Është një frymëzim për mua

Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:38
Benzema: Është një frymëzim për mua

Karim Benzema është njeriu i momentit në Madrid. Është ai epiqendra e madridizmit këto ditë që pasuan mbrëmjen magjike të 9 marsit.

Falë tre golave të tij, Reali i Madridit mundi Paris SG-në duke prerë biletën për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Tre golat e tij jo vetëm shërbyen për t’i dhënë kualifikimin ekipit, por për të shkruar dhe një tjetër kapitull në historinë e tij në Madrid. Me ata gola ai la pas Di Stefanon me 309 gola.

 

Keni kaluar Di Stefanon dhe keni arritur 309 gola…

"Është një ëndërr për mua të renditem përpara një lojtari si Di Stefano. Nuk po flasim për ndonjë lojtar dosido, por për një legjendë të klubit.

E kujtoj ditën time të parë këtu në Madrid. Ishte aty dhe më përqafoi. Është një frymëzim për mua", ka thënë Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat