Si u pritën nga tifozët Messi me shokë?

Futboll

Si u pritën nga tifozët Messi me shokë?

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:29
Si u pritën nga tifozët Messi me shokë?

PSG është kthyer në fushë pas disfatës së pësuar në Champions League kundër Real Madrid të mërkurën. Skuadra e Pochettino-s po luan në shtëpi Bordeaux, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Ligue 1.

Pakënaqësia në shtëpi e PSG-së është shumë e madhe dhe tifozët nuk i kanë kuryser lojtarët para fillimit të ndeshjes dhe gjatë saj.

Në fakt, pothuajse i gjithë stadiumi ka vërshëllyer në momentin e leximit të emrave të lojtarëve para fillimit të takimit, me vërshëllimat më të forta që janë rezervuar për Neymar dhe Messi.

I vetmi që është duartrokitur ka qenë Mbappe.

Neymar dhe Messi po vërshëllehen shumë edhe gjatë ndeshjes sa herë që kapin topin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat