Pogba te Juventusi ose PSG-ja?

Futboll

Pogba te Juventusi ose PSG-ja?

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:41
Pogba te Juventusi ose PSG-ja?

Trajneri personal i Paul Pogbas, Meddy, është i bindur se mesfushori i Manchester United do të largohet nga ‘Old Traffordi’ këtë verë.

Reprezentuesi francez në qershor mbyll kontratën me ‘Djajtë e Kuq’, edhe pse United po insiston që ta bind francezin për kontratën e re.

Trajneri i tij personal i Pogba-s, thotë se francezi mund të rikthehet tek Juventusi, por sipas tij, Pogba mund të transferohet edhe te PSG-ja.

“Paul mund të kthehet në Juve. Ai ka marrëdhënie të mira me ‘Bianconerët’, por ai mund të shkojë edhe te PSG-ja”, tha Meddy.

“Unë mendoj se PSG ka nevojë për një mesfushor si ai. Pogba mund të shkojë të luajë në Francë”.

“Real Madridin do ta hiqja si opsion sepse nuk ka me Zidane-n”, theksoi trajneri i yllit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat