Sulmuesi egjiptian preferon qëndrimin në Angli

Futboll

Sulmuesi egjiptian preferon qëndrimin në Angli

Më: 13 mars 2022 Në ora: 14:02
Sulmuesi egjiptian preferon qëndrimin në Angli

E ardhmja e sulmuesit të Liverpoolit raportohet se është në dilemë.

Sipas mediave britanike, ylli egjiptian ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re me ‘The Reds’.

Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit me klubin nga ‘Anfield’ skadon në vitin 2023, dhe bisedimet për rinovim e kontratës së re kanë ngecur.

Siç raportohet, Salah dëshiron të qëndrojë në Premier League, edhe nëse nuk arrihet marrëveshja për kontratën e re me skuadrën e Jurgen Klopp.

Sulmuesi egjiptian preferon qëndrimin në Angli, megjithatë, një ofertë e majme nga skuadra tjera evropiane, do të ishte e parezistueshme për egjiptianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat