Llapi importon pikë në përballje me Gjilanin, kështu duket tabela në Superligë

Futboll

Llapi importon pikë në përballje me Gjilanin, kështu duket tabela në Superligë

Nga: K.G. Më: 13 mars 2022 Në ora: 14:22
Francisco Rivera

Llapi nga Podujeva ka barazuar në udhëtim, me rezultat 1:1 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 24-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Francisco Rivera në minutën e 35-të shënoi gol me kokë për Llapin.

I njëjti futbollist ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 79-të pas ndërhyrjes së ashpër. 

Në minutën e 90+1 Shende Kelmendi barazon rezultatin 1:1.

Llapi renditet në vend të katërt me 41 pikë e Gjilani në të dytin me 48 sosh. 

BKT Superliga e Kosovës

Drenica - Malisheva 2:3
Prishtina - Ulpiana 2:0
Ballkani - Feronikeli 6:0
Gjilani Llapi 1:1
Dukagjini - Drita 0:0

Renditja

1. Ballkani    25    15    6    4    39:17    51
2. Gjilani    25    12    12    1    35:20    48
3. Drita    25    12    7    6    34:17    43
4. Llapi    25    11    8    6    42:29    41
5. Prishtina    25    8    8    9    31:25    32
6. Malisheva    25    9    5    11    32:30    32
7. Drenica    25    9    5    11    33:34    32
8. Dukagjini    25    5    11    9    22:29    26
9. Ulpiana    25    5    8    12    22:42    23
10. Feronikeli    25    3    2    20    9:56    11
Në javën e ardhshme do të takohen: Ballkani - Drenica, Malisheva - Gjilani, Drita - Prishtina, Llapi - Dukagjini dhe Feronikeli - Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat