Lushtaku: Kemi qenë shumë më të mirë se Malisheva

Futboll

Lushtaku: Kemi qenë shumë më të mirë se Malisheva

Më: 13 mars 2022 Në ora: 15:21
Lushtaku: Kemi qenë shumë më të mirë se Malisheva

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Malisheva ka befasuar Drenicën duke e mposhtur 2:3.

Bruqi (’18), Hyseni (’45) dhe Xhaka (’72) shënuan për mysafirët, kurse Hamiti (’22) dhe Abazi (’53) realizuan për vendasit.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili tha se ishin më të mirë se Malisheva në këtë takim.

“Krijuam gjysmë raste, nuk funksionoi lojtarët që hynën nuk na ndihmuan.

Ne sot e humbëm një ndeshje që kemi qenë shumë më të mirë se Malisheva, ata na ndëshkuan me gabimet tona” – tha Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat