Skuadra gjermane shkarkon trajnerin

Futboll

Skuadra gjermane shkarkon trajnerin

Më: 13 mars 2022 Në ora: 16:16
Tayfun Korkut

Hertha Berlin ka vendosur të shkarkojë trajnerin, pas pësimit të pesë humbjeve radhazi në Bundesliga.

Disfata e djeshme kundër Borussia M’Gladbach i ka vendosur vulën dhe Tayfun Korkut është shkaruar nga drejtuesit e klubit gjerman.

Ai e kishte marrë drejtimin e Hertha Berlin në nëntor të vitit 2021 dhe pas 5 muajsh largohet. Turko-gjermani pas largimit ka deklaruar:

“Fatkeqësisht nuk e ruajtëm ecurinë e mirë të fillimit. Dua të falënderoj klubin për bashkëpunimin dhe uroj që Hertha Berlin të mos bjerë nga Bundesliga”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat