Mësohet se kur do të zyrtarizohet Mbappe te Reali

Futboll

Mësohet se kur do të zyrtarizohet Mbappe te Reali

Më: 13 mars 2022 Në ora: 23:04
Mësohet se kur do të zyrtarizohet Mbappe te Reali

Sot gjatë ditës u raportua se Kylian Mbappe ka nënshkruar me Real Madridin më 30 janar të këtij viti.

Kjo u bë e ditur nga gazetari spanjoll, Ramon Alvarez de Mon, i cili tha se sulmuesi francez nënshkroi me “Los Blancos” më 30 janar, në praninë e përfaqësuesit të tij, Delphine Verheyden, dhe të dy zyrtarëve nga Real Madridi, Jose Luis Sanchez e Pedro Lopez.

Mirëpo, diçka zyrtare ende nuk ka nga palët.

Sipas “MadridistaReal”, zyrtarizimi i marrëveshjes nuk pritet të bëhet para përfundimit të sezonit.

Sipas këtij mediumi, Real Madridi dëshiron ta respektojë PSG-në dhe kontratën e Mbappes me klubin francez.

Kontrata e 23-vjeçarin me klubin nga “Parc des Princes” skadon më 30 qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat