Shqipëria publikon listën, ndeshjet me Republikën Çeke dhe Anglinë

Futboll

Shqipëria publikon listën, ndeshjet me Republikën Çeke dhe Anglinë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 11:04
Shqipëria publikon listën, ndeshjet me Republikën Çeke dhe Anglinë

Kombëtarja U-21 do të fillojë këtë të dielë grumbullimin për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Të dyja këto ndeshje do të luhen në Shqipëri më 25 dhe 29 mars, teksa është bërë gati edhe lista me lojtarët që do të grumbullohen dhe emri që bie më shumë në sy është ai i portierit të Dinamos, Simon Simoni, që i bashkohet U-21 për herë të parë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, emrat që do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për këto takime.

Image

Lista

Shqipëria do të ndeshet me Republikën Çeke më 25 mars në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, teksa me Anglinë do të përballen më 29 mars në orën 20:45 po në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat