Bent është habitur

Futboll

Bent është habitur

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:06
Bent është habitur

Ish-sulmuesi i Tottenham dhe kombëtares angleze, Darren Bent, ka thënë se është habitur sesi kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, fitoi një vend në skuadrën e Anglisë përpara yllit të Milan, Fikayo Tomori.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, zbuloi të enjten skuadrën e tij prej 25 lojtarësh për miqësoret e ardhshme të “Tre Luanëve” kundër Zvicrës dhe Bregut të Fildishtë.

Maguire mori ftesën për të qenë pjesë e përfaqësueses së Anglisë, pavarësisht se mbrojtësi i United u kritikua ashpër për formën e tij të dobët këtë sezon. Ndërkohë, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford u hoqën të dy nga përzgjedhja e Southgate.

I habitshëm ka qenë fakti se mbrojtësi i Milan, i cili është duke kaluar një periudhë shumë të mirë te “Djalli”, Fikayo Tomori nuk ka marrë një ftesë për këto ndeshje.

Bent vuri në dukje se Maguire nuk ka bërë paraqitje të mirë dhe beson se që ai të përfaqësojë Anglinë është “gjëja e fundit që duhet të bëjë”.

Duke folur për “talkSPORT”, ish-lojtari i Anglisë sa: “Harry Maguire. Si është ai në skuadër, nuk e di. Harry Maguire nuk ka formë për momentin. Gjëja e fundit që duhet të bëjë është të luajë për Anglinë. Në cilën stratosferë Maguire ka qenë më i mirë se [Fikayo] Tomori? Asnjë.”-theksoi Darren Bent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat