Cana pas shortit: Derbi i kryeqytetit? Shpresoj ta fitoj…

Futboll

Cana pas shortit: Derbi i kryeqytetit? Shpresoj ta fitoj…

Më: 18 mars 2022 Në ora: 16:00
Cana pas shortit: Derbi i kryeqytetit? Shpresoj ta fitoj…

Lorik Cana ishte i pranishëm si ambasador i Ligës së Konferencës, duke qenë se finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. I pyetur nga mediat ish kapiteni i Kombëtares dha mendimin e tij për shortin, pro dhe për derbin mes Lacios dhe Romës.

“Unë jetoj në Romë me familjen dhe jam i rrethuar nga tifozë romanistë që më kërkojnë të t’i çoj në Tiranë. Ndeshja e parë ishte një makth por kam mendimin që do shohim ndeshje tjetër. Roma sëbashku me Marsejën janë ndër favoritët që të shkojë deri në finale.”

“Mendoj se do të shkojë në stadium. Isha në ndeshjen e parë dhe i solla fat Lacios, shpresoj që ta bëj përsëri. Kam shumë kujtime nga derbi, por ai që më vjen ndërmend është finalja e Kupës së Italisë.”

Liga e Konferencës

“Për italianët është njësoj sikur të luajnë në shtëpi meqë Tirana është afër me shtetin e tyre. Edhe pse jam ish- i Lacios shpresoj që Roma të fitoj trofeun. Mbështes dhe Marsejën deh mendoj që do shohim një kompeticion të bukur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat