Gosens: E kam festuar me një shishe të madhe birre kalimin tim tek Interi

Futboll

Gosens: E kam festuar me një shishe të madhe birre kalimin tim tek Interi

Më: 19 mars 2022 Në ora: 12:39
Gosens: E kam festuar me një shishe të madhe birre kalimin tim tek Interi

Nëse nuk do të ishte për Dushan Vlahoviçin te Juventusi, transferimi i Robin Gosensit nga Atalanta tek Interi do të ishte blerja më e goditur e merkatos së janarit. Kalimi në një klub të nivelit të zikaltërve, e ka lumturuar pa fund gjermanin që ka zbuluar edhe detaje në një intervistë të shkurtër në “Instagram”.

“E kam festuar me një shishe të madhe birre kalimin tim tek Interi”, ka rrëfyer 27- vjeçari që ka vazhduar duke treguar: “Kur erdha, ndërhyrjen e parë në stërvitje ma ka shkaktuar Denzel Dumfris, të cilin tani e kam shumë shok. Në kombëtare miku im më i mirë është Xhoshua Kimish”.

E ndërsa zbulon se kënga e tij e preferuar është “Peru” nga Ed Shiran, anësori i majtë e përshkruan si emocionuese Serinë A, në të cilën duhet të tregojë veten me fanellën e re. Pasi la pas dëmtimin që zgjaste prej tetorit, tani Gosens është kthyer në formë optimale dhe Interi shpreson të jetë ai arma shtesë në këtë fund sezoni.

Vitin e kaluar ai shënoi plot 11 gola, për të cilat zikaltrit kanë nevojë më shumë se kurrë. Jo vetëm kaq, por Inzagi shpreson të mbështetet tek inkursionet dhe asistet e tij, që edhe pse në krahun e majtë momentalisht siguron Ivan Perisiçin, do i jepnin mundësinë trajnerit të surprizonte duke ndryshuar krahun e kroatit dhe duke i hedhur të dy në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat