Inter ka në plan që të bëjë ndryshime të mëdha në sulm

Futboll

Inter ka në plan që të bëjë ndryshime të mëdha në sulm

Më: 19 mars 2022 Në ora: 13:51
Inter ka në plan që të bëjë ndryshime të mëdha në sulm

Inter ka në plan që të bëjë ndryshime të mëdha në sulm dhe këtë do ta bëjë sezonin e ardhshëm.

Duket se “zikaltërit” nuk do të ndalen vetëm me afrimin e Scamaccas, por ka piketuar edhe emra të tjerë.

Përfaqësues të Inter kanë zhvilluar takime si për Scamaccan ashtu edhe për Hallerin raportojnë mediet italiane.

Scamacca është aktualisht te Sassuolo dhe ka tërhequr shumë vëmendjen e “zikaltërve”, megjithatë për të do jetë në garë me Milanin, pasi edhe “kuqezinjtë” duan ta kenë kartonin e 23-vjeçarit, ashtu si edhe lojtari i Ajax, Haller, për të cilin klubi italian do të futet në garë me Arsenalin, që gjithashtu ka një pëlqim të madh për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat