Cagliari - Milan, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Cagliari - Milan, publikohen formacionet zyrtare

Më: 19 mars 2022 Në ora: 20:28
Cagliari - Milan, publikohen formacionet zyrtare

Milani luan sot një ndeshje të komplikuar në transfertë ndaj Cagliarit që lufton për mbijetesën. Kuqezinjtë duan me çdo kusht fitoren, për të vazhduar arratinë në kryesim e përfituar nga gafa e Interit që u ndal në barazim nga Fiorentina.

Trajneri Pioli ka hedhur në fushë një skuadër shumë ofensive në kërkim të fitores me treshen Mesias-Diaz-Leao pas krahëve të Zhiru, i cili është përsëri titullar. Ndërsa Ibrahimoviç e nis ndeshjen e sotme nga stoli.

FORMACIONET ZYRTARE

Cagliari  (3-5-2): Kranjo; Goldaniga, Lovato, Altare; Belanova, Marin, Grasi, Lykogianis, Dalbert; Zhoao Pedro, Pavoletti.

Milan (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Benaser, Kesi; Mesias, Díaz, Leao; Zhiru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat